Denoncon JOQ/Kryetari Dhomës së Tregtisë, përfitues i tenderave publikë

Një tjetër skandal është denoncuar nga media digjitale “Jeta osh Qef”, ku këtë herë në qendër të skandalit është kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka.

Nikolin Jaka njihet edhe si një ish i dënuar i drejtësisë vite më parë, mbi të cilin drejtësia ngriti 2 akuza, atë të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe  atë të “shpërdorimit të detyrës”, por më pas, akuza ndryshoi, në “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe Jaka u dënua me vetëm një vit burg. Media JOQ, sjell me fakte disa nga abuzimet, siç i quan ajo të Kryetarit të Dhomës së Tregtisë të Tiranës.

Statusi i plotë:

Nëse nuk ju është mbushur ende mendja nga artikujt tanë të mëparshëm që tenderat multimilionësh të institucioneve shtetërore i përfitojnë miq të afërt të Ramës, oligarkë apo ‘biznesmenë të suksesshëm’ (ashtu siç u pëlqen atyre të vetëquhen), ky artikull ka për qëllim t’ju iluminojë sadopak mbi ‘lojën e tenderave mavi’ (ashtu siç na pëlqen ne ta quajmë). Jaka është një prej përfituesve më të mëdhenj të tenderave publikë. Tre ditë më parë kompania AGS në pronësi të bashkëshortes së Jakës, Alma Tafanit ka fituar tenderin e shpallur nga QSUT me vlerë 30 782 293.67 (tridhjete milion e shtatëqind e tetëdhjetë e dy mijë e dyqind e nëntëdhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, ose e thënë ndryshe me vlerë rreth 370 milion lekë të vjetra me TVSH. Njoftim Fituesi Sherbim Lavanderie Objekti i këtij tenderi, i thënë thjesht, është larja e çarçafëve të krevatëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me një afat 42-ditor. Pra administratorja e AGS, Alma Tafani dhe bashkëshorti i saj Nikolin Jaka përfitojnë 370 milion lekë të vjetra për 42 ditë. DST sherbim lavanderie Kriteret për përzgjedhjen e fituesit të këtij tenderi që ka qëndruar i hapur për 4 ditë, ishin çmimi më i ulët i ofertës së kualifikuar dhe oferta ekonomikisht më e favorshme, teksa fitues është shpallur AGS, por tenderi ishte shpallur si procedurë me negocim të drejtpërdrejtë, pa njoftim, pa garë dhe pa konkurrentë. Shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg, shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokument në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk. Dhe ajo që qëndron, është se disa prej tenderave të përfituar nga Jaka, janë me këtë lloj procedure, pra me fitues të shpallur të përcaktuar pa konkurrencë.

TENDERAT ‘QOKË’ TË QEVERISË  PËR JAKËN

Por kjo vlerë nuk është asgjë, janë miliona lekë përfitime nga Jaka me anë të tenderave publikë nga qeveria në vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimeve Publike, vetëm përmes kompanisë Sori-Al, Jaka dhe ish bashkëshortja e tij, Alma Tafani kanë përfituar mbi 5 milionë euro tendera publikë në dy vitet e fundit. 1-Sori-Al është kompania që ofron shërbimin katering për Albcontrol. Tenderi me vlerë 1 milionë euro është fituar në vitin 2016 me një çmim sa 99.9 për qind e fondit limit. 2-Me të njëjtën vlerë ndaj fondit limit kjo kompani ka marrë edhe tenderin e furnizimit me ushqime të spitalit Shefqet Ndroqi, të organizuar nga Ministria e Brendshme. 3-I tillë ishte tenderi për furnizimin me ushqim të repartit ushtarak 3006 në Farkë, I organizuar nga njësia e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Në këtë tender u paraqitën tre oferta. Më e ulëta ishte ajo e kompanisë, Shpresa dhe l’Artist me vlerë 310 mijë euro. Por tenderi u fitua nga Sori-Al që kishte ofertën më të lartë me vlerë 351 mijë euro ose 40 mijë euro më shumë se sa oferta më e ulët. 4-Tenderi për “Kryerjen e shërbimit të Pastrimit të ambienteve të brendshme dhe pastrim sistemim gjelbërimi i ambienteve të jashtme për Spitalin Universitar të Traumës”, është fituar sërish nga operatori ‘Sori –al SHPK’, me administratore Alma Tafanin. 5- Tenderi për ushqimin për fëmijët e Qendrës se Edukimit të Fëmijëve me vlerë rreth 100 mijë dollarë u fitua sërish nga AGS. Ky tender u denoncua si abuzim i Bashkisë Tiranë. Veliaj, favorizoi Jakën dhe i dha tenderin ku ai rezulton si ofertuesi më i lartë duke skualifikuar firmat e tjera me ofertë më të ulët./ Marrë nga Jeta Osh Qef.