Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari deklaroi se kur ka marrë vesh për ‘grevën’ e kontrollorëve, mendoi se ishte e gjitha një ëndërr e keqe.
I ftuar në “Real Story”, Hajdari thekson se sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale.
Ish-prokurori shprehet se “nëse do ishte vetë për këtë rast, do të kryente masën e arrestit në flagrancë”.
“Kur mora vesh lajmin, kujtova se ishte ëndërr. Kjo është një ëndërr e keqe. Për pagat, janë ulur edhe për shkak të pandemisë. Nuk ka ndodhur në asnjë shtet, që të futesh në një grevë, direkt. Sjellja e kontrollorëve është kryerje e veprës penale.
Qeveria e ka marrë ngadalë, por unë për ata njerëz që nuk kthehen në punë, do kryeja masën e arrestit në flagrancë. Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Rruga që kanë zgjedhur, duke bërë grevë pa paralajmërim, ata duhet të arrestohen”, u shpreh Hajdari.