Llambro Duni, sizmologu i njohur, ka qetësuar shqiptarët, duke konstatuar se pas lëkundjet janë normale, pas dridhjes të fortë sizmike në 26 Nëntor.
Ai, duke iu referuar lëkundjes, që u ndje gjatë natës së djeshme me magnitudë 4, u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Nuk ka asgjë për të shqetësuar. Është një trend normal në rastin e tërmeteve të tillë. Pas goditjet do të vazhdojnë, ndjekin një trend zbritës por mund të ketë dhe të tilla që mund të ndihen, të kësaj madhësie që perceptohen”, tha Duni./apel.media