Situata politike/ Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca takim me Bashën

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.

Mëngjesin e sotëm Basha u takua me Presidentin Ilir Meta, ku sioas informacioneve i ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore.

Në reagimin e Metës pas takimit thuhet se sëbashku me opozitën kanë diskutuar edhe opsionin e zgjedhjeve të parakohshme.

” Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.” thuhet në reagimin e Metës.

Ndërkohë që në këto momente, Lulzim Basha po zhvillon takimin me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, me të cilin mendohet se do të flasë për krizën politike./apel.media