Situata në PD, Balliu: Basha politikisht nuk ekziston, vulën ua ka marrë Rama

Shef i organizimit të ish-kryeministrit Sali Berishës, Klevis Balliu ka komentuar në News24 situatën në PD-në zyrtare, ku një pjesë kërkon zgjedhje për kryetar menjëherë dhe një pjesë tjetër kërkon fi...
Situata në PD, Balliu: Basha politikisht nuk ekziston, vulën ua ka marrë Rama
Foto: Situata në PD, Balliu: Basha politikisht nuk ekziston, vulën ua ka marrë Rama

Shef i organizimit të ish-kryeministrit Sali Berishës, Klevis Balliu ka komentuar në News24 situatën në PD-në zyrtare, ku një pjesë kërkon zgjedhje për kryetar menjëherë dhe një pjesë tjetër kërkon fillimisht analizë për humbjen më 14 maj dhe riorganizim.

Balliu u shpreh se nuk mund të bëjnë dot zgjedhje kur nuk kanë anëtarë. Sipas tij, ata kanë vetëm vulën që ua ka dhënë Edi Rama.

“Me kë do bëjnë zgjedhje. As 30 veta nuk mbledhin dot sot. Kush do të votojë. Dëgjova Gaz Bardhin nga 61 degë, nuk kemi mbi 41 kryetarë. Kanë vetëm vulën, vula do votojë. Nuk bën dot zgjedhje kur nuk ke anëtarë. Kanë vetëm një vulë, nuk të bën vula parti. Edi Rama ua ka dhënë atë vulë. Është koncepti dhe stilet e Edi Ramës. Janë tipike stilet e Edi Ramës. Rama i kontrollon, i dirigjon, iu jep biznese, tendera.
Bashën e ka punësuar Edi Rama. Politikisht është një njeri që nuk ekziston, një njeri pa mbështetje. Këta nuk kanë anëtarë për të bërë zgjedhje. Nuk kanë këshill kombëtar, nuk kanë kryetarë degësh. Po i referohem deklaratave të Gaz Bardhit. Kush do votojë? Të punësuarit në kompaninë e kunatit të Bashës? Nuk mund të kërkosh procese zgjedhore në një parti që nuk ekziston, sepse ata nuk janë Partia Demokratike dhe nuk ia vlen të merremi me ta. Ne duhet të merremi me qeverinë”, tha Balliu për situatën në PD-në zyrtare.