Situata në Afganistan, takimi i parë mes SHBA dhe talebanëve pas tërheqjes

Një delegacion amerikan do të zhvillojë diskutime në Doha, Katar, me përfaqësuesit e talebanëve, për herë të parë që nga tërheqja e tij nga Afganistani.

Ky zhvillim u njoftua nga Departamenti Amerikan i Shtetit. “Ne do t’u bëjmë presion talebanëve të respektojnë të drejtat e të gjithë afganëve, përfshirë gratë, dhe të formojnë një qeveri përfshirëse me mbështetje të gjerë,” thuhet në deklaratë.

Afganistani ka rënë nën pushtetin e talebanëve që nga mesi i gushtit, pasi SHBA nis tërheqjen  e trupave pas 20 vitesh qëndrimi atje