Situata e Omicron në vend, Tomini: Gripi, Delta dhe Omicron janë në qarkullim në nivele të larta

Drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini, në mbledhjen e  zhvilluar në kuadër të situatës epidemiologjike bëri me dije se është vënë re një rritje e lartë e rasteve me COVID.

‘Kemi reflektuar një incidencë javore e rritur , e cila i atribuohet dy variante ve Delta dhe Omicron po ashtu edhe festave të fundvitit. Gripi dhe dy variantet Omicron dhe Delta janë në qarkullim në nivele të larta. Kemi një trend të lartë të RASTEVE TË  hospitalizuara. Incidenca e lartë ka reflektuar pikun më të lartë të infektimeve të gati dy viteve’, tha ajo.