Situata e COVID-19 në vend, MSH: 195 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 195 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 183 qytetarë.

Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1664 testime, 195 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 183 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki:

63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.

Janë 7431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          195

Të shëruar në 24 orë       183

Të shtruar në spitale       161

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 1664

Testime totale              1,392,736

Raste pozitive                199,750

Raste të shëruara          189,227

Raste Aktive                      7,431

Humbje jete                      3,092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3822

Fier                  713

Gjirokastër     540

Shkodër          481

Berat               435

Durrës             400

Elbasan           336

Vlorë                235

Korçë               198

Lezhë               153

Dibër                 66

Kukës               52