Situata e COVID-19 në Kosovë/ 1,266 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.266 raste të reja me koronavirus.

Në periudhën e njëjtë janë testuar 3.609 mostra të dyshuara ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19. Në vend janë 9.252 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.606 persona dhe janë dhënë 64 vaksina kundër COVID-19. Që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1.834.587 doza të vaksinave. Me dozën e parë janë vaksinuar 50.4 për qind e popullsisë, me të dytën 45.8 për qind dhe me të tretën 5.8 për qind. Ka filluar edhe administrimi i dozës së katërt për personat mbi 60 vjeç.