Situata COVID/ Regjistrohen 49 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit në vend

Situata me pandeminë e COVID në vend po shkon drejt përmirësimit, teksa në 24 orët e fundit më vend janë regjistruar 49 raste të reja infeksioni, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja të infeksionit janë identifikuar në këto bashki: 22 qytetarë në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 2 qytetarë në Sarandë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Bulqizë, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 626 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 97 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,592 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 45

Të shëruar në 24 orë 97

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 553

Testime totale 1,978,233

Raste pozitive 330,807

Raste të shëruara 326,592

Raste Aktive 626

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 300

Elbasan 70

Shkodër 59

Fier 59

Vlorë 36

Durrës 31

Lezhë 20

Dibër 19

Korçë 13

Berat 10

Gjirokastër 9

Kukës 0