Situata COVID-19/ Humb jetën një 77-vjeçar, 81 të infektuar dhe 115 të shëruar në 24 orët e fundit

Një 77-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa 81 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga 667 testime të kryera në 24 orët e fundit në vend. Po gjatë kësaj kohe janë shëruar 115 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,764 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 1,043 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë

Statistika (17 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 81
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 667

Testime totale 1,974,369
Raste pozitive 330,394
Raste të shëruara 325,764
Raste Aktive 1,043
Humbje jete 3,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 467
Shkodër 124
Elbasan 90
Fier 87
Vlorë 62
Durrës 61

Korçë 39
Berat 39
Gjirokastër 31
Dibër 22
Lezhë 17
Kukës 4

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.