18 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi të dy minave të vendosura nga terroristët në lindje të provincës Hama të Sirisë.
Nga shpërthimi u plagosën edhe 3 persona të tjerë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur kërkimet pasi dyshojnë se numri i viktimave është më i madh.
Incidenti ndodhi në zonën Ëadi Al-Azib të Hama, jo shumë larg qytetit Salamiyah, i cili është përfshirë disa herë nga sulme terroriste.