Sipas hulumtuesve, pirja e duhanit është një zakon që daton që në Epokën e Gurit

Farat të gjetura në një vatër të lashtë të përdorur nga gjahtarët tregojnë se njerëzit e kanë përdorur duhanin më shumë se 12,000 vjet më parë, shumë para se bujqësia të zinte rrënjë në Amerikë.

“Vatra në vendin Wishbone në Shkretëtirën e Great Salt Lake në Utah u zbulua në vitin 2015 gjatë një studimi rutinë arkeologjik”, tha Daron Duke, drejtor dhe COO në Far Western Anthropological Research Group, Inc.

Botanisti i ekipit i vuri re farat sapo u kthyen në laborator. Ato ishin shumë të vogla për t’u analizuar drejtpërdrejt, por datat nga tre mostra të karbonit nga vatra treguan se njerëzit e Epokës së Gurit ndezën zjarrin afërsisht 12,300 vjet më parë.

Ekipi përjashtoi mundësinë që farat të kishin përfunduar në vatër me rrugë natyrale, ose përmes përmbajtjes së stomakut të rosave dhe shpendëve të tjerë të ujit, eshtrat e të cilëve u gjetën aty pranë.

Farat e duhanit nuk përmbanin nikotinë, por prania e tyre sugjeron që njerëzit po trajtonin pjesët e bimës që kanë një efekt dehës – gjethet dhe degët e bimës.

Autorët e studimit, hodhën hipotezat se duhani u përdor përmes përtypjes ose u thith në një copë (fije bimore) dhe njerëzit i pështynë farat në zjarr.

Sipas studimit duhani ka pasur ndikim në modelet globale, ndoshta më shumë se çdo substancë tjetër.