Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës/ Këto janë kushtet tona

Mëngjesin e sotëm drejtues dhe anëtarë të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ishin para portës së minierës, për të folur me punëtorët për problematikat që veç shtohen. Padrejtësia e fundit ndaj minatorëve është mohimi i bonusit të fundvitit.

Kërkesat e SMBB-së dhe minatorëve, për të cilat do të luftojmë deri në fund, janë:

– Negocimi i Kontratës së re Kolektive me SMBB;
– Rritje page;
– Rishikim normash;
– Pagesa e bonusit të fundvitit;
– Njohje e vështirësisë dhe vjetërsisë në punë;
– Dëmshpërblim për aksidentet në punë;
– Ndalimi i presioneve ndaj minatorëve;
– Rikthimi në punë i 4 drejtuesve të SMBB-së, të pushuar në mënyrë të paligjshme.

Kompania Albchrome dhe shteti duhet të reflektojnë për këto kërkesa sa më parë.