Simbolet e PD-së në fushatën e PL-së? Celibashi: Nuk mund të…

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi foli sot dhe për një akuzë publike nga PD-ja zyrtare se simbolet e saj po përdoren nga Partia e Lirisë. I pyetur se çfarë parashikohet në këto raste dhe çfarë masash mu...
Simbolet e PD-së në fushatën e PL-së? Celibashi: Nuk mund të…
Foto: Simbolet e PD-së në fushatën e PL-së? Celibashi: Nuk mund të…

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi foli sot dhe për një akuzë publike nga PD-ja zyrtare se simbolet e saj po përdoren nga Partia e Lirisë.

I pyetur se çfarë parashikohet në këto raste dhe çfarë masash mund të merren, Celibashi tha se nëse verifikohet një rast të tillë, subjekti që nuk e ka të drejtën, ndalohet t’i përdorë ato.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur duhet ta shohim rastin. Me siguri që simbolet e një partie nuk mund të përdoren nga subjekt tjetër zgjedhor. Nëse verifikohet një rast të tillë, subjekti që nuk e ka të drejtën, ndalohet t’i përdorë ato. Do vlerësuar ngjashmëria. Nëse është e tillë që krijon konfuzion te zgjedhësit, të drejtën atëherë e ka ai që e posedon zyrtarisht”, tha Celibashi.