“Simbol i humorit”, Cekja i Beratit: Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë s’i vjen më si Zef Deda

Mes pikëllimit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit, tregoi njohjen e tij të hershme me aktorin Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta në moshën 73-vjeçare. Në një prononcim për mediat, Cekja th...

Mes pikëllimit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit, tregoi njohjen e tij të hershme me aktorin Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Në një prononcim për mediat, Cekja tha se në takimin e fundit kishte kujtuar kontributin e tij në art.

“Është humbje e madhe për humorin shqiptar, për mbarë Shqipërinë. Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë nuk i vjen më si Zef Deda, simbol i humorit shqiptar. Me Zef Dedën kam kujtime të jashtëzakonshme. U prehtë në paqe.”, pohoi ai.