Si u ble kisha e Shën Sofisë- Dokumente të rëndësishme historike dalin në pah nga historianët Turq

Dokumentohet tapia e blerjes se katedrales Aya Sofia,nga Sulltan Mehmeti II,i cili me pasurine e tij individuale te te ardhurave financiare e blene ate prej Patriarkanes Bizantine e cila kjo e fundit kapitulloj.

Ai me pas e shenderron katedralen si objekt/vakef te Muslimaneve dhe e jep si prone dhurate xhemijetit Musliman te Osmaneve.

___________________________________________

Tapia e blerjes së godinës së Aja Sofisë

Gjëja që na ka tërhequr më shumë vëmendjen këto ditë ka qenë çështja e Aja Sofisë, emri i vakëfit, të cilin e ka krijuar Sulltani Mehmeti i Dytë, duke e regjistruar dhe bërë tapinë e Aja Sofisë në emër të tij.

Për ata, që nuk e dinë. Sulltani Mehmeti i Dytë njihet me emrin Mehmet El-Fatih. Ka qenë shumë largpamës dhe tepër i zgjuar, gjë për të cilën dëshmon historia dhe armiqtë e tij, përpara se të dëshmojnë të dashurit e tij. Ai mori një hap, ku askush më parë në histori nuk e kishte paraprirë, ku ai, pasi mori Kostandinopojën i ofroi priftërinjve blerjen e ndërtesës së Aja Sofisë, nga pasuria e tij personale dhe jo nga pasuria e shtetit apo Bejtul-Mal. U arrit kjo blerje (marrëveshje) individuale, pa pasur lidhje me postin e tij shtetëror.

Kjo blerje u dokumentua me kontratë blerje dhe heqje dorë, duke paguar shumën e kërkuar dhe menjëherë (Sulltan Mehmet El-Fatih) krijoi vakëfin (Fondacionin) dhe hoqi dorë prej pronësisë, duke e lënë gjithë atë pronë vakëf dhe me tapi në emër të vakëfit.

Para disa javësh, Turqia u trondit, kur u bë verifikimi i 27 mijë dokumenteve, ku papritur, mes gjithë atyre dokumenteve u gjet edhe dokumenti origjinal i pasurisë (tapia), ku dallohej qartë pronësia e private e vakëfit.

Me këtë rast, të zotët e kësaj pasurie kërkuan me të drejtë përdorimin e kësaj prone, duke ditur se ata janë të zotët e saj. Kërkesa e tyre ishte, që kjo ndërtesë të kthehet në xhami, siç është përdorur që nga momenti i blerjes së saj.

Ajo, që na ka tërhequr vëmendjen, është emri i vakëfit, të cilin e ka krijuar Fatihu me emër “Ebul-Fet’h, Sulltan Mehmeti, në origjinalin e aktit të blerjes së tapisë, që është zbuluar së fundmi.

Nga : Kalendari Enciklopedik

Publikuar nga Andrit Spahiu