Boksieri Klevis Çelaj është shpallur kampion në kategorinë “Elite”, për të rritur për peshën 52 kg. Kampionati kombëtar u mbajt në pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet në datën 7 nëntor.
Pas fitores ndaj kundërshtarëve, Çelaj është marrë në intervistë nga disa media shqiptare. Ai ka habitur me deklaratat e tij, pasi tregoi për kushtet e vështira në të cilat stërvitej.
Ndryshe nga kundërshtarët e tij, kampioni nga Vlora stërvitet vetëm me një theks boksi, dorashkat, litari dhe në natyrë. Klevis Çelaj ka marrë si dëmshpërblim për fitoren vetëm 140 mijë lekë të vjetra. Ai u pa të përlotej në studion televizive ndërkohë që tregonte gjendjen e vështirë ekonomike. Në familjen e tij janë pesë pjesëtarë, të cilët detyrohen të hanë vetëm në një pjatë me gjellë.
Rasti i tij ka prekur mbarë opinionin publik, pasi tregon edhe njëherë gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, por edhe sa pak vlerësohen kampionët në vendin tonë.
Në lidhje me situatën e tij ka reaguar edhe këngëtarja dhe tekstshkruesja Ruzana Radi, e cila ka krijuar vargjet “Si t’ia bëjmë për të jetuar?”
Vargjet e plota:
Nuk doja të zgjohesha kështu sot!
Klevis Çela ka ushqyer veten vetëm me një mollë para se të dilte në ring dhe të fitonte medaljen e artë!
Si t’ia bëjmë për të jetuar?
Vishja shpirtin një fëmije
Të braktisur të ngujuar
Vish këpucët e një prindi
Që me lot ka sofrën shtruar
Merri duart një punëtori
Që për punën s’u pagua
Pyet nënë që të lindi
Si ja bën për t’u gezuar
Merrja zërin një studenti
Që në sheshe ju harxhu
Dhe më thuaj nëse mundesh
Si t’ia bëjmë për të jetuar