“Si je me gjumin?”/ Komentuesit i përvishen Lulit duke e ofenduar

Kryetari i Partisë Demokratike ndodhet në Kongresin e Kristian-Demokratëve në Gjermani. Ai ka postuar një video në të cilën tregon se si po i shkojnë bisedimet me homologët e tij jashtë vendit, ndërkohë që ka pasur komente të shumta nga qytetarë shqiptarë.

Disa nga komentuesit i kanë kujtuar Bashës se vendi ndodhet në krizë politike dhe ai vazhdon të udhëtojë jashtë shtetit, duke heshtur për situatën politike në vend.

“ A e dinë ata se je xhepaze ti? Kufomë politike, që more në qafë elektoratin e djathtë në Shqipëri. Që i mundësove Edi drogës kapjen e çdo institucioni ti? A po vërtetohet fjala e avokatit Altin Goxhaj? Se ti je pinjoll i SOROS, ik ore viktimë. A dole ti tani së fundmi duke hyrë në vilë disa milionëshe? A ke surrat t’u dalësh njerëzve përpara, kur ske pra****cë t’i bësh asgjë mafias që e instalove ti në pushtet. Ik ore injorant, lër PD-në se s’ke by**ë ti për të drejtuar parti”,- shkruan njëri nga kometuesit.

Ndërkohë që një qytetar tjetër shkruan: “Si ke qenë me gjumin?”

Qytetarët shqiptarë janë të indinjuar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për situatën politike të krijuar në vend./apel.media