Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë Krime të Rënda Tiranë, ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të katër anëtarëve të grupit “Bajri”, Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi, të cilët kanë kërkuar që të shuhet masa e sigurisë “arrest me burg”.
Nesër pritet që të zhvillohet seanca për verifikimin e kushteve, të masës së vendosur me datën 20 nëntor.
Për momentin 4 anëtarët e grupit ‘Bajri’ po qëndrojnë në paraburgim, pasi u arrestuan në vitin 2018 nga policia. Kujtojmë se ata akuzohen për veprimtari të rënda kriminale./apel.media