Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për foton intime: Ma shpërndau një shok, jo unë

Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për foton intime: Ma shpërndau një shok, jo unë

Altin Çoku, është 39-vjeçari i cili u arrestua këtë të hënë nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet se ka shtyrë një të re drejt vetëvrasjes pasi i ka publikuar foto intime së bashku. Ai ka rrëfyer pak pasi ka ndodhur ngjarja, sesi janë shpërndarë imazhet.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku ka treguar për një të afërm si ia ka dërguar foton 27-vjeçarja dhe thotë se foton e ka shpërndarë një njeri me të cilin po pinte kafe me të.

Altin Çoku: Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten.

Biseduesi: Kur ka ndodh kjo?

Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku…