“Shtyrja na bëri mirë”/ Ndreu: Kastrioti gati për futbollin e fushës

Shtyrja e kampionateve dukets e u ka bërë mirë disa ekipeve, sidomosnë elitë, apo dhe në Kategorinë e Parë që janë “konturuar” vetëm në javët e fundit. Një ndër to është edhe Kastriotit që në dy javët e fundit ka zyrtarizuar lojtaarë si; Rezi, Shkalla apo dhe Isli Hidi, që tashmë ka zënë edhe vend titullari në portë.

Trajneri Ramazan Ndreu tashmë është optimist për skuadrën e tij dhe në një lidhje “Skype” me emisionin ”Fair Play”, ka folur me optimizëm se gara së shpejti do të fillojë. “Ka sinjale pozitive nga takimi i Dukës me kryeministrin Rama. Presim javën e ardhshme se si do të shkojnë bisedimet.

“Për fatin tonë të Kastriotit, bojkoti ne na ka shërbyer shumë, por futbollin në përgjithësi e ka dëmtuar.FSHF-ja në bashkëpunim me të gjitha klubet ka bërë hapat e duhura. Tashmë presim që të zgjidhet kjo çështje dhe të nisë futbolli” – tha Ndreu në fund të prononcimiot të tij.