Është shtyrë vendimi për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.
Të premten në seancën e Gjykatës u parashtruan konkluzionet e mbrojtjes pas pretencës së SPAK-ut.
Thoma Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin për blerje pajisjesh me vlerë rreth 1 milionë euro për kanalin RTSH Agro.
Ai kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak se nuk paraqet rrezikshmëri. Të njëjtën kërkesë paraqitën edhe 3 të arrestuarit tjerë të vënë nën akuzë.
Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më 8 tetor gjatë një operacioni të SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ai bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tenderë.
Vendimi pritet të merret më 2 qershor.