Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-ministrit Mediu

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shtyrë gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Seanca është shtyrë për në datë 7 qershor në orën 14:00, kjo pasi në sea...
Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-ministrit Mediu
Foto: Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-ministrit Mediu

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shtyrë gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Seanca është shtyrë për në datë 7 qershor në orën 14:00, kjo pasi në seancë nuk janë paraqitur avokatët e ish-ministrit Mediu.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzon Mediun për “shpërdorim detyre” dhe “për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak” lidhur me dosjen e shpërthimit në Gërdec. Dy prokurorët që do të jepnin pretencën janë Altin Dumani dhe Arben Kraja, njëri kreu i SPAK, tjetri paraardhësi i tij.

Kujtojmë se Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por SPAK ende nuk e ka shpallur pretencën për të akuzuarin.
Nga ana tjetër avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt parashikimi, kjo pasi sipas tyre klienti i tyre nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.