Shtrihet programi i dentistrisë dhe i shikimit për fëmijët, Manastirliu në shkollën “Lasgush Poradeci”: Mbi 53 mijë fëmijë kanë kryer depistimin e syve, rreth 5500 me problematika

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka investuar për dy programe për fëmijët në shkolla, që kanë të bëjnë me shërbimin dentar dhe atë të kujdesit për shikimin. Ministrja e Shëndetësisë dhe ...
Shtrihet programi i dentistrisë dhe i shikimit për fëmijët, Manastirliu në shkollën “Lasgush Poradeci”: Mbi 53 mijë fëmijë kanë kryer depistimin e syve, rreth 5500 me problematika
Foto: Shtrihet programi i dentistrisë dhe i shikimit për fëmijët, Manastirliu në shkollën “Lasgush Poradeci”: Mbi 53 mijë fëmijë kanë kryer depistimin e syve, rreth 5500 me problematika

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka investuar për dy programe për fëmijët në shkolla, që kanë të bëjnë me shërbimin dentar dhe atë të kujdesit për shikimin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër zbatimin e këtyre dy programeve në shkollën 9-vjeçare “Lasgush Poradeci” në Kombinat.
“Programin e kujdesit dentar ne po e pilotojmë në 10 shkolla të Tiranës. Kemi investuar në kabinetet dentare dhe nga ana tjetër kemi filluar kujdesin intensiv, edhe për të mësuar nga gjithë kjo eksperiencë, edhe për ta shtrirë këtë eksperiencë në të gjitha shkollat e Tiranës, por gjithashtu edhe në qytete të tjera të vendit. Vetëm nga investimi me 10 kabinete të reja përfitojnë direkt 11 mijë fëmijë të shkollave ku janë instaluar këto kabinete”, tha Manastirliu.
Përsa i përket programit të depistimit të kujdesit për shikimin e fëmijëve, Manastirliu tha se është e rëndësishme që ky proçes të kryhet sa më shpejt, pasi nga kontrollet e deritanishme kanë rezultuar rreth 5500 fëmijë me problematika të shikimit.
“Përgjatë këtij muaji që ne kemi zbatuar për herë të parë programin e shikimit tek fëmijët e moshës 6-14 vjeç. Janë depistuar më shumë se 53 mijë fëmijë. Por janë më shumë se 5500 fëmijë, të cilët kanë rezultuar me problematika. Dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe është një e dhënë e cila ne na nxit akoma më shumë, për ta përfunduar sa më shpejt depistimin e parë për fëmijët në rang vendi. Është një program që do të përfshijë një target prej më shumë se 300 mijë fëmijësh në të gjithë shkollat e vendit”, tha Manastirliu.
Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç, ka filluar në 10 shkolla të Tiranës, më konkretisht, në shkollën “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Kuqe”, “Vasil Shanto”, “Mihal Grameno, “Kushtrimi i Lirisë”, “Bajram Curri”, “Lasgush Poradeci”, “28 Nëntori”, “Halit Caka” dhe “Qazim Turdiu”, ku janë ndërtuar unite dentare të reja, duke krijuar kabinetet model të ofrimit të shërbimit dentar për fëmijët në shkolla.
Gjithashtu ka nisur Programi i Parë Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, që përfshin pa dallim të gjithë fëmijët, nga të porsalindurit e deri në moshën 14-vjeçare, për kryerjen e depistimit apo kontrollit periodik të syve falas. Një program, i cili do të mundësojë që në momentin e lindjes deri në moshën 14 vjeç, të kemi një depistim të vazhdueshëm përsa i përket kujdesit ndaj syve, duke bërë kontrollin e parë në shkolla dhe duke referuar të gjitha ato raste të cilat mund të kenë problematika me shikimin, tek mjeku specialist.