Shtriga që ka lindur me 19 gishta të këmbës dhe 12 në duar

Një grua indiane e cila ka lindur me 19 gishtërinj në këmbë dhe 12 gishta në duar tregon vështirësitë e mëdha që ka kaluar në jetë për shkak të këtij defekti gjenetik. Ajo tregon se fqinjët e kanë keqtrajtuar vazhdimisht dhe madje të gjithë mendojnë se është një shtrigë. Kumar Nayak, 63 vjeç, lindi me anomalinë ‘polydactyly’, një defekt gjenetik prej që bëri që ajo të kishte kaq shumë gishta shtesë. Ajo rrallë largohet nga shtëpia në Ganjam të Odishi-t, sepse të huajt kanë abuzuar me të për anormalitetin e saj, thonë mediat lokale. Kumar e ka pasur të domosdoshme të trajtohet vite më parë por familja e saj nuk ka pasur kurrë para. ‘Polydactyly’ prek rreth një në 700-1000 persona në të gjithë botën, por Nayak ka një rast ekstrem të kësaj anomalie.

Zakonisht shtesë maksimalisht prej kësaj anomalie gjenetike janë 1, deri 2 gishta ndaj edhe ky rast është vërtet unik. Tani është pak vonë për një ndërhyrje kirurgjikale tek kjo grua pasi mosha ideale konsiderohet nga 6 deri në 9 vjeç./Daily Mail