Shtatëzania supozohet të jetë një ndër kohët më të bukura dhe të rëndësishme për një grua. Ajo është një proces përmes të cilit duhen zhvilluar disa rregulla në mënyrë që foshnja të lindë i shëndetshëm. Por, kohët e fundit po vihet re një shtim i femrave të papërgjegjëshme ndaj krijesës që rrisin brenda vetes.
“Në punën tonë të përditshme, këto vitet e fundit, kemi vënë re një shtim të lindjeve të bebeve që kanë anomali. Ka shumë paciente të cilat kërkojnë leje nëse mund të pinë një gotë verë, ose birra pa alkool. Këtu përgjigjja është gjithmonë jo. Është shumë e vështirë që t’i thuash një pacienteje që e ka pirë duhanin më përpara që ke ngelur shtatëzënë dhe tani duhet të konsumosh 0 duhan ose alkool. Dhe pyetja rutinë që vjen është: As dhe një cigare? Kam pasur nga ato paciente të cilat vijnë të vinin të vizitoheshin me paketën e duhanit në tavolinë. Dhe kur iu thoja çfarë bën, thonin: Ohu kam lënë shumë gjëra dhe nuk e lë dot. Me këtë kuptonim që mund të kishin qenë edhe përdoruese të lëndëve narkotike më përpara”,- deklaron për Top Channel Enriketa Kroi, mjeke obstetër-gjinekologje.
“Ka ardhur në rritje numri i pacienteve që “nuk të dëgjojnë”. Ajo gota e verës, ai duhani, drogat psikotrope, përkthehen në beba të lindur me anomali, që janë një dhimbje jo vetëm për çiftin, por edhe për shoqërinë, edhe për mjekun, sepse asnjë mjek nuk do të donte që të sillte në jetë një fëmijë me anomali celebrale, të zemrës, të traktit gastrointestinal, të rrugëve urinare, të trurit etj”- shtoi Kroi.
Gra të tilla që nuk i dëgjojnë mjekët po lindin fëmijë me anomali dhe sëmundje të ndryshme, prandaj që nënat e reja duhet të ndërgjegjësohen që të ruajnë shëndetin e fëmijës së tyre./apel.media