Shtohet lista e shteteve europiane që kundërshtojnë izolimin

Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar se për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19 periudha e izolimit mund të zgjasë deri në pranverë. Megjithatë në vend vijojnë protestat kundër masave kufizuese.

Ndërkohë, demonstrues polakë kanë kaluar urën nga Polonia në Gjermani për t’iu bashkuar protestës kundër kufizimeve. Protestuesit polakë dhe gjermane janë shfaqur duke mbajtur në duar jo vetëm flamujt kombëtarë, por edhe pankarta me mesazhe anti-Covid.

Kjo ka ardhur pasi Lëvizja gjermane “Kuerdenken” u kishte bërë thirrje protestuesve që të bashkoheshin dhe “të dërgonin një sinjal për paqe dhe liri”. Grupi argumenton se kufizimet e koronavirusit po rrezikojnë liritë themelore.

Shumë prej protestuesve nuk kanë mbajtur as maska dhe as distance fizike, ashtu sikurse kërkohet nga rregullat aktuale që ka vendosur Gjermania për të mbajtur nën kontroll dhe për të parandaluar situatën e pandemisë së COVID-19.