Banesa 4 katëshe e braktisur, shembet nga tërmeti i fundit në Durrës

Lëkundjet e fundit prej  5,7 ballësh kanë hedhur në tokë një banesë në Durrës. Për fat të mirë banesa ishte e braktisur dhe kjo ka bërë që askush të mos  lëndohej.

Në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar është shembur një godinë 4-katëshe, e cila  ishte dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i djeshëm.

Ndërsa raportohet se tërmeti  me magnitudë  5.7 ballë, që zgjati disa sekonda ka shkaktuar sërish frikë dhe panik në Durrës.