Aksidentet rrugore kanë qenë të shumta në muajin e fundit, ku disa të rinj kanë humbur jetën për shkak të mosrespektimit të sinjalistikave rrugore.
Duke iu referuar këtyre ngjarjeve, deputeti Arben Pëllumbi pritet të depozitojë një propozim ligjor, i cili prek të gjithë ata drejtues mjetesh të moshës 18 deri në 22 vjeç.
Sipas propozimit, shoferët e rinj do të kenë kufizime në përdorimin e mjeteve me fuqi të lartë motorrike, po edhe në shpejtësinë në të cilën do të lejohen që të udhëtojnë.
“Meqenëse këta të rinj që sapo marrin patentë nuk janë ende të pjekur mjaftueshëm për të perceptuar rrezikun që i vjen nga shpejtësia, unë mendoj që të bëjmë një kufizim në makinat që ato do të duhet të përdorin. Psh një 18 apo 20 vjeçar nuk duhet të drejtojë një makinë me fuqi të lartë motorike, e cila ka dhe shpejtësi më të madhe. Nga ana tjetër nëse rruga ka shpejtësinë e lejuar 90 km orë, këta shoferë do të duhet të ecin me 70 km,”-është shprehur Pëllumbi për “Vizion Plus”.
Kufizimet duhet të vihen në zbatim që pas momentit që një i ri pajiset me patentë./apel.media