Shqiptarja rrëmben fitoren në finalen e “The Voice Kids” në Belgjikë

Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Vajza e artistit shqiptar Robert Aliajt shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yelloë Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Vajza e vogël ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Ashtu siç Gala rrëfeu në emisionin “Top Talk”, ditën e sotme, ishte një vendim i minutave të fundit, vetëm 2 minuta para se konkursi të mbyllej, vendim ky që u “kurorëzua” me fitore.