Shqiptari i vetëm që sfidoi sëmundjen e parkinsonit/ Ndërron jetë mjeku popullor mirditor

Ditën e sotme, mjeku popullor nga Mirdita, Nikoll Pershqefa ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga miku i tij Gjergj Marku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Nikollë Përshqefa merrej me përpunimin e bimëve, duke i kthyer ato në ilaçe shëruese për njerëzit.

Ai ka qenë shqiptari i vetëm që ka sfiduar sëmundjen e parkinsonit. Në Mirditë të gjithë e njohin Nikollën për lidhjen e ngushtë me natyrën dhe bimësinë. Ai njihet gjithashtu si një njeri me zemër të madhe, pasi shumë nga ilaçet e tij i jepte falas për të varfrit. 

Postimi i plotë nga Gjergj Marku:

U shua dhe Nikolla, “mjeku popullor mirditas”, humanist i thekur me zë ne gjithe Shqiperine!…

(Nuk e  besoja se do te ikte aq shpejt ne moshen 71 vjecare Nikoll Pershqefa, miku im i rralle prej dekadash. Por kur them “miku im”, mbase e zvogeloi permasen e tij njerezore, sepse ishte me te vertete mik i te gjitheve, dhe jo thjeshte “mik me llafe”, por mik qe te ruan shendetin, te behet gardian per te mos depertuar semundja e çdo lloji. Sepse ai ishte profesionist i vertete i mjekesise popullore permes bimeve medicinale. Nuk ka lene mal e koder, shpat e lugine ne Mirdite  por dhe vende te tjera, qe te mos kete kaluar per te prekur nga afer pasurine e cmuar qe na ka bere dhurate natyra per shendetin. Dhe Nikolla, ua dinte “gjuhen” mjeshterisht, bashkepunonte me malet, natyren dhe bimesine e cmuar, qe t’u bente derman me te semureve.

Nuk mund ta harrojne sa e sa te semure kronike, te moshuar, apo njerez ne pamundesi ekonomike, qe Nikolla ua bente sherbim falas me bimet e mbledhura neper male dhe te perpunuara nga dora e tij dhe e familjes. Ka dekada qe NIKO ishte atu ku ishte semundja, dhemb per dhemb me te. Dhe kushedi sa beteja ka fituar ky humanist unik.

Ai u prek nga nje semundje e pasherueshme, qe nuk ia din sekretin e sherimit e tan bota, Parkinsoni i mallkuar, por prej vitesh qe e sfidon ate si rralle njeri i ketij planeti, deri sa erdhi casti per t’u dorezuar. Dhe iku ashtu ne ate heshtjen e tij mitike, per te na lene nje boshllek te madh per qytetin tone, njerezit ne nevoje, miq te panumert ketu ne Mirdite e deri ne Sarande a gjetke, qe ia kishin numerin e tel. te tij e qe u sherbente edhe ne distance.

E megjithate, sic dhe me eshte shprehur ne nje intereviste te para pak muajve, numeri i tij nuk te mbyllet, sepse profesionin e mjekut popullor ia ka blatuar dhe njerit prej djemve te tij, nderkohe qe e vazhdon dhe bashkeshortja e tij e jashtezakonshme Dila.

U prehsh ne paqen e Zotit mik i te gjitheve, dhe njeherit “mjeku im personal”!