Shqiptarët të fiksuar pas luksit,shumë shpejt targa me ngjyra e 3D, Gonxhe:Më të interesuarit VIP-at

Shqiptarët duket se janë të fiksuar pas targave të personalizuar, edhe pse ky shërbim futet tek ‘’fiksimet’’ e luksoze për shkak të çmimeve të shtrenjta.Në një intervistë për Panorama Tv, kreu i DPSHT...
Shqiptarët të fiksuar pas luksit,shumë shpejt targa me ngjyra e 3D, Gonxhe:Më të interesuarit VIP-at
Foto: Shqiptarët të fiksuar pas luksit,shumë shpejt targa me ngjyra e 3D, Gonxhe:Më të interesuarit VIP-at

Shqiptarët duket se janë të fiksuar pas targave të personalizuar, edhe pse ky shërbim futet tek ‘’fiksimet’’ e luksoze për shkak të çmimeve të shtrenjta.
Në një intervistë për Panorama Tv, kreu i DPSHTRR, Bledi Gonxhe, u shpreh se në harkun kohor të një muaji ka pasur 890 aplikime për targa të personalizuara. Targa më e shtrenjtë deri më tani është shitur për 245 mijë lekë, dhe formon emrin DARSI. Sipas Gonxhes vetëm në muajin mars janë arkëtuar 18 milionë e 500 mijë lekë nga targat e personalizuara.
Gonxhe për Panorama Televizion theksoi se po punohet për një tjetër model targash të personalizuara, ku shkronjat do të jenë 3D por edhe me kombinime ngjyrash. Çmimi për këto modele do të jetë edhe më i shtrenjtë.
“Jemi duke punuar është një lajm i parë për ju. Po punojmë për një targë të personalizuar me ngjyra dhe karakteristika të personalizuar. Me kuposje të rrumbullakët me kuposje 3D. Targa me gri metalike, dhe kombinim ngjyrash. Por edhe një targë të zezë dhe me gërma kromi në kuposjen. Targa të privilegjuara. Besoj në Prill, Maj, Qershor do kemi dhe produktet e reja. Këto të ardhura do shpërndahen në përmirësimin e shërbimeve.”