Shqiptarët po ikin/ Edi Rama ia vë fajin Kim Kardashian dhe Cristiano Ronaldos

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me fenomenin e ikjes së shqiptarëve në emigrim. Sipas tij, nuk është e vërtetë që shqiptarët po ikin, pasi raportet e tij tregojnë të kundërtën.

Më tej, Rama habit kur thotë se të rinjtë ikin sepse duan të shikojnë Kim Kardashian dhe Kristiano Ronaldon.

“Shqipëria po shpopullohet thotë Haxhiu, po ikin njerëzit thotë ai. Patjetër që jemi në një botë që ka një tjetër lëvizje dhe shpejtësi. Jemi në një kontinet ku afër nesh është epiqendra e pasurisë së botës.

Marrin shembull një 20 vjeçar në një fshat, që me një klik në telefon ka edhe Kim Kardashianin, edhe Cristiano Ronaldon, nuk është e lehë që t’i thuash se rri këtu se jemi si në Gjermani. Kush thotë se ikja e njerëzve nga Shqipëria, nga Europa Jugore lidhet me politikën nuk kupton asgjë, ose e kupton shumë mirë por nuk do ta tregojë të vërtetën. Faktet e bazuara në INSTAT, jo në shiftrat tona. Shikojeni sa shqiptarë po ikin dhe sa shqiptarë po vijnë. Faktet tregojnë se shqiptarët më shumë po kthehen”,- deklaroi Rama./apel.media