Shqiptarët heqin dorë nga kreditimi/ Kreditë janë të shtrenjta

Kërkesa nga konsumatori familjar për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë ka ardhur në rënie në tregun vendas. Dy anketa të një pasnjëshme të Bankës së Shqipërisë evidentuan se kërkesa për kredi nga familjet po tkurret, pasi 67% e të përgjigjurve kanë deklaruar se, nuk presin të marrin hua të re këte vit. Rënie të madhe ka shënuar kërkesa për blerje banese dhe pritet të ketë të njëjtën ecuri deri në fund të vitit edhe pse standardet e kreditimit për individët mbetën të pandryshuara gjatë vitit 2019, si në kreditë dhënë me qëllim blerje banesash, ashtu edhe në kreditë konsumatorë përgjatë gjithë vitit 2019. Sipas Bankës së Shqipërisë kjo ecuri vijon të dëshmojë për një kërkesë ende të paqëndrueshme të familjeve për huamarrje. Por mesa duket kredia vijon të jetë e shtrenjtë për familjet shqiptare, duke zënë në disa raste mbi 30% të të ardhurave të tyre mujore./ apel.media