Shqiptarët e Serbisë protestojnë

Pritet që në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor shqiptarër e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të organizojnë një protestë.

Ky marshim  ka për synim tërheqjen e vëmendjes ndaj politikave diskriminuese që po zbatohen ndaj tyre nga ana e Beogradit zyrtar.

Kërkesa kryesore padyshim se do të jetë ideja e bashkimit me Republikën e Kosovës.

Mendohet se kërkesa kryesore e këtij tubimi do të jetë ajo e bashkimit të këtyre trojeve me Republikën e Kosovës. Në një njoftim, Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” shkruan se pritet pjesëmarrje masive.

“Diskriminimi po rritet çdo vit. Kërkesa jonë themelore është aneksimi i Luginës së Preshevës në Kosovë. Kjo nuk është kërkesë e politikanëve, por vullneti i njerëzve”,  tha  kryetari i kësaj organizate Nazmi Hajredini.

Ndërsa, deputeti i Bujanocit, Nenad Mitrovic  tha  për mediat serbe se ai nuk është i  surprizuar nga aktiviteti i  paralajmëruar i shqiptarëve. Sipas tij këta të  fundit e përdorin çdo 28- Nëntor për të krijuar ide politike.

“Kjo është një tjetër seri provokimesh politike që synojnë të shkaktojnë paqëndrueshmëri në komunat në jug të Serbisë. Çdo vit, gjithnjë e më pak njerëz marrin pjesë në këto mbledhje. Mijëra shqiptarë ishin në rrugë në 2004, dhe tani ky numër është shumë më i vogël dhe shënimi është zvogëluar në shtëpitë kulturore”, u shpreh ai./ apel.media