Shqiponjat kontrolle intensive në çdo rrugë të Elbasanit

foto ilustruese

Vera ka kthyer shumë emigrantë në vendin tonë, mes tyre janë edhe emra të dyshuar të botës së krimit.

Në këtë kuadër por dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë policia e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, Njësinë Operacionale dhe policinë rrugore në qytet kanë krijuar postoblloqe në disa rrugë.

Ky aksion i shtrirë në pjesën dërrmuese të qytetit të Elbasanit e ka vënë theksin te persona të cilët lëvizim me sende të kundraligjshme. Në këtë kuadër qytetarë por dhe mjetet e tyre i janë nënshtruar kontrollit fizik. Aktualisht nuk ka të dhëna për persona të shoqëruar, ndërsa burime zyrtare nga policia e Elbasanit i cilësojnë kontrollet rutinë