Shqipëria U-19/ Kualifikueset e “Euro 2024”, publikohet lista e futbollistëve

Shqipëria U-19 ka publikuar listën me 21 futbollistë në dispozicion për kualifikueset e “Euro 2023/24”.

Ekipi do të përbëhet nga 10 futbollistë nga ekipet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga jashtë vendit, kryesisht nga Italia.

Kombëtarja U-19 do të grumbullohet prej ditës së shtunë dhe do të përgatitet për ndeshjet e grupit 13, ku bëjnë pjesë edhe Irlanda, Belgjika dhe Sllovenia. Ndeshjet zhvillohen në vendin tonë më 15, 18 dhe 21 nëntor, prej orës 14:00 sipas kalendarit të mëposhtëm:

Irlandë – Shqipëri 15.11.2023, ora 14:00

Belgjikë – Shqipëri 18.11.2023, ora 14:00

Shqipëri-Slloveni 21.11.2023. ora 14:00

Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese. Faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024.