Shqipëria U-19 dhe Kosova U-19 mësojnë rivalët për Kampionatin Evropian

Shqipëria U-19 dhe Kosova U-19 janë njohur sot me rivalët që do të kenë përballë në eliminatoret e Europianit 2022-2023.

Në shortin e hedhur nga UEFA gjatë ditës së sotme, Shqipëria është rreshtuar në Grupin 7, derisa Kosova në Grupin 3.

Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e turneut do të zhvillohet në Maltë.

Në Grupin 7 Shqipëria do të ketë punë me Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë.

Në anën tjetër, Kosova do të ketë punë në Grupin 3 me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron.