Shqipëria U-17 për femra vazhdon stërvitjet intensive për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian 2021/2022

Shqipëria U-17 për femra vazhdon stërvitjet intensive që prej ditës së mërkurë për dy ndeshjet kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian 2021/2022 ndaj Malit të Zi dhe Azerbajxhanit. Të treja ...
Shqipëria U-17 për femra vazhdon stërvitjet intensive për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian 2021/2022
Foto: Shqipëria U-17 për femra vazhdon stërvitjet intensive për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian 2021/2022

Shqipëria U-17 për femra vazhdon stërvitjet intensive që prej ditës së mërkurë për dy ndeshjet kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian 2021/2022 ndaj Malit të Zi dhe Azerbajxhanit. Të treja këto skuadra janë shortuar në grupin B, pjesë e Ligës B dhe do të tentojnë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A.

Nën drejtimin e Agustin Kolës, vajzat kuqezi gjenden të grumbulluara në kompleksin “Tropikal”, ku edhe zhvillojnë seancat stërvitore. Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Malit të Zi, më 24 shtator në stadiumin “Elbasan Arena” ndërsa më 30 shtator do të luajnë kundër Azerbajxhanit, po në këtë stadium. Në prag të këtyre dy sfidave, fshf.org ka intervistuar dy nga futbollistet e ekipit, Jehona Cokën dhe Rigersa Torin, të cilat shprehen të emocionuara që janë pjesë e skuadrës për këto ndeshje të rëndësishme.