Shqipëria që nuk njohim/ Kepi i Skënderbeut, monument natyre, gjendet në Mbasdejë, në afërsi të fshatit Vig të rrethit të Mat.

Kepi i Skënderbeut, monument natyre, gjendet në Mbasdejë, në afërsi të fshatit Vig të rrethit të Mat. Ky është një Gjeo-Monument i cili ndodhet 1170 m mbi nivelin e detit.

Ai përbën një gur gëlqeror, me formë të veçantë, kjo si pasojë e veprimit të agjentëve të jashtëm atmosferikë dhe atyre tektonikë. Thuhet se ky monument është përdorur si pikë vrojtimi nga Skënderbeu.

Nëse dëshironi ta vizitoni ju ftojmë të ndiqni rrugën rurale Burrel-Mbasdejë.