Shqipëria në krizë politike/ Lulzim Basha vazhdon vizitat jashtë shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kongresin e Kristian-Demokratëve në Gjermani. Pavarësisht se zhvillimet politike në Shqipëri kanë qenë të shumta dhe ndodhen në një momen...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kongresin e Kristian-Demokratëve në Gjermani. Pavarësisht se zhvillimet politike në Shqipëri kanë qenë të shumta dhe ndodhen në një moment kritik për vendin, kryetari i PD-së vazhdon të qëndrojë jashtë shtetit pa u përfshirë në debatet politike të ditëve të fundit.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Basha ka treguar se si po i ecin bisedimet me pjesëmarrësit në kongres. Ai ka thënë se në fokus të bisedave është çështja e integrimit të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave.

“Dje kam pasur rastin të bisedoj nga afër me zyrtarë të CDU-së. Sot pres të takohem me ministren e Mbrojtjes, ku në fokus të bisedave ka qenë së pasi çështja e integrimit të Shqipërisë dhe hapja e negociatave. Plani me 9 pika dhe udhërrëfyes për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit.

Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD. Është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristiano-demokratëve gjermane. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë”,- thotë Basha në videon e publikuar./old.apel.media