Shqipëria në kërcënim nga Iraku, Mediu: Të mblidhet Këshilli për Sigurinë Kombëtare

Reagimet në lidhje më përplasjen mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shumta. Së fundmi ka reaguar Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një intervistë në një emision televiziv, ku është shprehur se në këtë pozicion kërcënimet që kanë ardhur nga lideri suprem i iranian, nuk janë vetëm për audiencën e jashtme, por edhe të brendshme.

“Nuk mendoj se jetojmë në një botë që duhet t’i shohim gjërat si shaka, por ti marrim gjërat me seriozitetin e duhur. Po ashtu mendoj se  lidhur me sgurinë duhet ta aalizojmë në detaje, duke qenë se opozita e orgnizuar iraniane tashmë jetonë në Shqipëri dhe kryen aktivitete ndërkombëtare. Kemi një ndarje në lidhje me raportin me Iranin duke qenë se kemi larguar  edhe ambasadorin iranian nga vendi ynë. Këto janë disa fakor të cilët nuk duhet t’i injorojmë, asgjë në çështjet e sigurisë nuk mund të injorohet”, u shpreh Mediu.

Mediu shton se duhet të mblidhet Këshilli për Sigurinë Kombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur dhe të garantojmë sigurinë kombëtare.

“Duhet të jemi të përgatitur, ndaj them  se duhet të mblidhet Këshilli për Sigurinë Kombëtaare, urgjent. Faktorët që lidhen me çështjen e sigurisë kombëtare duhet të jenë pjesë e një analize të detajuar në mënyrë që të dimë se cilat janë kushtet e favorshme dhe të disfavorshme, të dimë të ndërtojmë marrëdhëniet me aleatët, në mënyrë që të ndërtojmë sigurinë jo vetëm për ata që jetojnë në vendin tonë, por për vendin tonë”, shtoi Mediu.

Po ashtu ai shton se qeveria duhet të ketë një shërbim kombëtar të thelluar, ashtu si amerikanët. Sipas tij duhet një strukur e shërbimeve të Inteligjencës, lidhur me sigurinë kombëtare dhe po ashtu lidhur me rrjetin 5G, ai thotë se vendi ynë në një botë bipolare duhet të vendosi  se cilin anë do të mbajë.

“Shërbimet e Informacionit, Shërbimet Inteligjente duhet të jenë shumë të thelluara në mënyrë që edhe kryeministri të di ç’të thotë.  Po ashtu edhe presidenti të di si të kordinoj punën institucionale.

Ne skemi të njëjtin situatë si SHBA, por ne nuk duhet të mjaftohemi e të themi na mbron SHBA, ne s’kemi akoma një strukturë. Ajo që duhet të bëjmë eshtë se  ne duhet të fillojmë të gjykojë se në nuk jemi më të izoluar, kemi aleanca sikur kemi dhe armiq.

Rrjeti 5G është një hap i duhur,  por me sektorët strategjik duhet patjetër një lloj startegjik që ne të mbrojmë veten. Bota do të kthehet në një botë bipolare, Kina nga njëra anë e SHBA nga ana tjetër e ne duhet  të vendosim se në cilën anë duhet të qëndrojmë”, tha Mediu.

Krahas angazhimeve ushtrarake si pjesë e NATO-s, Mediu thotë se Shqipëria  duhet  të investojë në çështje të sigurisë kombëtare, pavarësisht se kryeministri Edi Rama, në politikën e jashtme ka si moto “zero probleme me fqinjët.”