Pak kush e di se poeti vlonjat Fatos Arapi, që i këndoi aq bukur me lirika detit dhe Vlorës, ka qenë deputet i Vlorës i zgjedhur nga Partia Republikane, në zgjedhjet e Marsit 1992.
Poeti i dashur për vlonjatët, në një bashkëbisedim me ta, do t’ju drejtohej atyre ndër të tjera me fjalët:
“Duhet ta ndihmojmë veten dhe Shqipërinë, të kuptojmë thellë se castet historike nuk vijnë dy herë dhe në qoftë se ky është një cast historic për Shqipërinë, atëherë le të ndihmojmë fatin tonë, le të ndihmojmë Shqipërinë.
Demokracia nuk është vetëm fjalë. Demokracia e re pluraliste ka bërë shumë e shumë. U zbërthye dhe na u hoq air rip-saci I mendimit mediokër patriako-zyrtar, I cili prej dekadash na shtrëngonte frikshëm ballin gjer në dhimbje, sot – të paktën mund të flasim të lirë.
Vec demokracia nuk është vetëm fjalë!
E them këtë dhe e përsëris, sepse tanimë duket fare shkoqur synimi tinzar I po atyre qarqeve të larta që kanë bërë dhe që ende qeverisin tek ne, të cilët synojnë ta katandisin Demokracinë vetëm në fjalë; “Le të flasin…le të shfryjnë dhe të clirohen prej ankthit për të folur, pa të tjerat edhe tani do të shkojnë si duam ne. Edhe pushteti politik, edhe ekonomik, bile edhe pushteti pluralist, edhe ekonominë e tregut të lirë ne do ta sundojmë përsëri…”
Hej, jo!
Demokracia nuk është vetëm fjalë.Edhe në bibël është thënë “E para ishte fjala”, por kjo fjalë u krijua për të vepruar. “Dhe ai tha; “Të bëhet ditë! Dhe u bë dita…”, thuhet në Bibël.
Demokracia është fjalë për aq sa fjala kthehet në vepër, ne veprim, kthehet në punë, kthehet në bukë, në pronë, në një burim të ardhurash dhe mundësi që njeriu të jetojë si njeri…”/ apel.media