Shqipëria drejt “Open Banking”/ Teknologjia takon Financat

Në Tiranë është mbajtur Konferenca “Aty ku teknologjia takon financat, për trasformimin dixhital”. Në të morën pjesë aktorë të rëndësishëm të këtyre dy sektorëve bashkë me drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, parlamentit, Qeverisë e Bashkisë Tiranë.

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Eduard Shalsi tha se, veçanërisht pandemia, i dha një shtysë të fortë bankingut online. Bankat u nxitën drejt investimeve të rëndësishme në fushën e inovacionit. Zoti Shalsi tha se institucionet shtetërore janë ato që tashmë duhet të ecin me ritmin e kohës

Zoti Shalsi ju referua edhe sulmeve të fundit kibernetike kundës sistemeve dixhitale shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë së tyre.

Drejtori i Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Deniz Deralla tha se prej dy vitesh janë ndërmarrë ndryshimet e nevojshme ligjore për zhvillimin e Fintech në të gjitha format. Ai tha se dy sektorët, bankat dhe Fintech do jenë komplementare në emër të ofrimeve të shërbimeve më cilësore për qytetarët e bizneset