Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Në Paris të Francës është hedhur dje shorti për kompeticionin e Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Shqipërisë u pozicionua në grupin B1 dhe do të ndeshet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës do të jetë pjesë e Grupit C2 në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe për kundërshtarë do të ketë Rumaninë, Qipron dhe njëra nga Lituania ose Gjibraltari.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të ketë po ashtu një grup të lehtë. Do të jetë në grupin C4 me Armeninë, Ishujt Faroe, Letoninë.

Në vijim jua sjellim shortin e plotë:
LIGA A 
Grupi A1: Kroacia, Portugalia, Polonia, Skocia.
Grupi A2: Italia, Belgjika, Franca, Izraeli.

Grupi A3: Holanda, Hungaria, Gjermania, Bosnjë-Hercegovina.

Grupi A4: Spanja, Danimarka, Zvicra, Serbia.

LIGA B
Grupi B1: Republika Çeke, Ukraina, Shqipëria, Gjeorgjia.

Grupi B2: Anglia, Finlanda, Irlanda, Greqia.

Grupi B3: Austria, Norvegjia, Slovenia, Kazakistani.

Grupi B4: Uellsi, Islanda, Mali I Zi, Türkiye.
LIGA C
Grupi C1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.

Grupi C2: Rumania, Kosova, Qiproja, Lituania/ Gjibraltari*.
Grupi C3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut, Bjellorusia.
Grupi C4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letonia.

LIGA D
Grupi D1: Lituania/Gjiblartari*, San Marino, Lihtenstajni.

Grupi D2: Moldavia, Malta, Andorra.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe do të nisë pas Kampionatit Europian.

UEFA Liga e Kombeve është një format i promovuar në Europë për herë të parë në vitin 2018 dhe është parë si mundësi për skuadrat që të testojnë vlerat e tyre përballë kundërshtarëve të të njëjtit nivel kompetitiv.