Shqipëri-Maqedoni e Veriut, avancon bashkëpunimi për projektet e përbashkëta në akset rrugore

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi zhvilloi një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi. Gjatë takimit, s...
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, avancon bashkëpunimi për projektet e përbashkëta në akset rrugore
Foto: Shqipëri-Maqedoni e Veriut, avancon bashkëpunimi për projektet e përbashkëta në akset rrugore

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi zhvilloi një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Gjatë takimit, së bashku me ekipet e tyre, diskutuan për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e ndërsjelltë të projekteve me interes të përbashkët të të dy shteteve.

Fokus i takimit ishin projekti i Korridorit 8 dhe kalimi kufitar “Qafë Thanë-Strugë”, e cila lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“U shqyrtuan disa opsione të mundshme nëpër të cilën do të kalojë traseja deri në kufirin me Shqipërinë për gjetjen e pikës së përbashkët kufitare, me të cilën do të shkurtohet rruga për 20 kilometra”, tha ai.