Shqipëri-Kili/ Sylvinho ndërhyn në formacion, në lojë Broja dhe Ernest Muçi

Shqipëri-Kili/ Sylvinho ndërhyn në formacion, në lojë Broja dhe Ernest Muçi

Po luhet pjesa e dytë e miqësores Shqipëri-Itali, me skuadrën amerikano-latino e cila vijon të kryesojë 1-0 falë golit të Vargas në minutën e 20-të.

Skuadra e Silvinhos e ka nisur fraksionin e dytë të lojës në përpjekje të gjejë golin e barazimit por tentativat e kuqezinjve kanë qenë të lexueshme për kundërshtarët të cilët janë të vendosur në mënyrë perfekte taktikisht.

 
Ndërkohë për të ndryshuar diçka në lojën e Shqipërisë, Sylvinho ka bërë dy zëvendësime. Fillimisht në lojë është futur Armando Broja duke zënë vendin e Rey Manajt, ndërsa pak minuta më pas Nedim Bajrami i bën vend Ernest Muçit.