Shpronësohen pronarët e Sarajeve të Toptanëve, reagon Veliaj: Të ecim përpara për ta kthyer në një Muze të Kryeqytetit

Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përshëndetur këtë vendim.

Postimi:

“Besoj u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës. Tani të ecim përpara për ta kthyer në një Muze të Kryeqytetit që kujton historinë e ndërtesës dhe trashëgiminë e Tiranës sonë”.