Shpresë! Italia nis eksperimentimin e vaksinës tek njeriu

Italia, një prej shteteve më të goditura në Europë nga pandemia  ka nisur eksperimentimin e vaksinës anti-Covid tek njeriu.

Mediat e huaj shkruajnë se vaksina është prodhuar nga kompania bio-teknologjike italiania, “ReiThera” dhe do të eksperimentohet tek 90 persona të shëndetshëm.

45 prej tyre do të jenë në moshës nga 18 vjeç deri në 55 vjeç, e 45 të tjerë nga 65 vjeç deri në 85 vjeç.

Kjo vaksinë do të eksperimentohet në 6 grupe nga 15 persona, të cilët do të marrin nga 3 doza të saj.

Elsperimentimi do të kryhet ne Instutin e Sëmundjeve Infektive, “Spallanzani”, në Romë dhe mbështëtet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë.